Vllaznia i ka bërë një mbyllje të mirë vitit 2020 duke qenë e para në renditje dhe duke siguruar titullin simbolik “kampion i dimrit”. Njëri nga arkitektët e kësaj skuadre, është drejtori sporti Matko Djarmati që gjatë një prononcimin në emisionin “Fax Sport” i cili fillimisht është ndalur tek ndeshja e djeshme me Tiranën dhe pastaj ka folur edhe për detaje të tjera.

“Duke marrë për bazë që Tirana është kampione e Shqipërisë, nuk mund të themi se Vllaznia mori “vetëm” një pikë. Duhet të kuptojmë se nuk mund t’i fitojmë të gjitha ndeshjet dhe padyshim që kishim respekt maksimal për një kundërshtar si Tirana, që ka fituar titullin kampion. Por duke parë mundësitë që kemi krijuar dhe sidomos në pjesën e dytë, mund të themi se humbëm dy pikë dhe që Tirana fitoi një pikë.

I kënaqur për humbjen e Partizanit ndaj Laçit? Jo edhe aq në fakt, i kënaqur do të isha nëse do të dilnin barazim. Nuk jam i kënaqur se Laçi ka më shumë cilësi se Partizani për mendimin tim dhe është një nga ekipet më të forta në Superiore që kërkon titullin kampion.

Është ndërtuar për të shkuar kaq larg dhe është një nga ekipet që ka më tepër cilësi. Ne si Vllazni jemi ndërtuar për të shkuar në Kupat e Europës, nëse nuk do të shkonim, atëherë do të mërziteshim shumë. Pastaj nëse fitojmë titullin apo Kupën do të ishte bonus.

Transformimi i lojtarëve? Më ka befasuar më së shumti Gurishta. Ky lojtar për mua është gati edhe për Kombëtaren e Shqipërisë. Një tjetër lojtar që ka pasur rritje shumë të madhe në lojë duke e krahasuar me më para se të vinim ne si drejtues është edhe Krymi./SHKODRA-SPORT.COM/