Nje nder vendimet e sotme te Komisionit te Disiplines ka qene edhe pezullimi per dy vite i drejtorit teknik te Kukesit Naim Halili. Por ky i fundit ne nje reagim per “Panorama Sport” pas ketij denimi ka reaguar ashper.
Halili nuk ka dashur të shprehet më shumë për momentin rreth kundërpërgjigjes së tij, por me një status në rrjetet sociale, ka premtuar luftë ligjore ndaj atyre që e dënuan, duke mos kursyer akuza të rënda.
“Kush janë kukullat Lerdita Balili, Julian Mërtiri dhe Arben Shkëmbi që vendosin me urdhër të punëdhënësve të tyre për këto vendime? Shihemi në gjykatë me këta mercenarë dhe disa njerëzve në ikje nga ky institucion që ka kohë që është kalbur nga njerëz injorantë dhe mediokër, që mendojnë që bota e futbollit varet nga këta.
Kështu menduan edhe Blater edhe Platini, por sot janë në dyert e gjykatave, për padrejtësitë që bënë kur mendonin se bota e futbollit varej nga këto të korruptuar. Besoj se të njëjtin fat do të kenë edhe disa zyrtarë të këtij institucioni të kalbur dhe të paaftë.
Dhe në fund faleminderit Zot që nuk kanë këta mercenarë ligjin me vdekje në duart e tyre. Për të mbuluar padrejtësitë që i janë bërë FK Kukësit të orkestruar nga kupola dhe hienat e tyre. Beteja do të jetë dhëmb për dhëmb me këta mercenarë. Forca FK Kukësi!”, shkruante ndërkohë Halili në postimin e tij në rrjetet sociale.