Pavaresisht oshilacioneve dhe veshtiresive, Akademia Vllaznia vazhdon te jete ne nivele te larta perfaqesimi. Nese ne gjithe keto sezonet e fundit drejtuesit e klubit jane krenuar me ekipin U19 qe eshte shpallur disa here kampion i vendit dhe fitues i kupes, tani ne skene ka dale ekipi U17.

Ai ka siguruar daljen ne finalen e kampionatit dhe te premten do te luaje finalen me ekipin e Shenkollit ne stadiumin “Selman Stermasi” te kryeqytetit.

Duke folur ne lidhje me ecurine e ketij ekipi dhe shanset e tij per t’u shpallur kampion, drejtori teknik i Akademise Vllaznia Alban Neziri eshte shprehur:

“Jemi shumë të lumtur per daljen ne finale te ekipit U17. Ata e meritonin për çfarë dhanë gjatë gjithë vitit. Përgëzime edhe ekipit të Shkodrës, që po mundohet të rivalizojë akademinë më të mirë në Shqipëri.

Jemi të kënaqur me këtë grup, nga të cilët 8-9 lojtarë e kanë të ardhmen e sigurt te Vllaznia. Duke iu bashkëngjitur disa elementë të mirë tek U-19, mund të na çojnë te Vllaznia që duam.

Padyshim qe duhet vleresuar puna shume e mire qe kane bere trajneret Bizi e Pirani. Kemi te bejme me nje ekip qe luan bukur futboll, ate futbollin tradicional shkodran me qarkullime te shumta te topit.

Sa per finalen, ate ndaj Shenkollit, e parashikoj nje sfide shume te veshtire pasi edhe kundershtari eshte i motivuar per ta fituar kete trofe, por shanset me te medha mendoj se i ka ekipi yne sepse ka me shume cilesi dhe me shume elemente te mire ne rradhet e tij”- ka thene Neziri.
www.shkodrasport.com