Vllaznia e basketbollit të meshkujve ende nuk e ka nisur punën për sezonin e ri dhe skuadra gjatë këtyre ditëve është pushim, por sakaq drejtuesit e saj janë shumë të angazhuar për të plotësuar ekipin me lojtarët e duhur. Përveç synimit për të marrë disa lojtarë cilësorë nga kampionati shqiptar, po shikohet mundësia edhe për të huaj.

Por ndryshimi është se këtë herë, ata do të vëzhgohen me shumë kujdes dhe më pas do të vendoset për fatin e tyre. Për t’u veçuar është fakti se nga dita e djeshme, sekretari I përgjithshshëm I shoqatës së basketbollit Vllaznia- Blendi Dibra, ndodhet në Spanjë, me ftesë të një Akademie të njohur me qendër në Nju- Jork.

Kjo e fundit organizon një kamp veror me pjesmarrjen e lojtarëve, klubeve dhe agjentëve e menaxherëve të basketbollit nga Europa, Amerika dhe Kanadaja. Qëllimi I këtij kampion është krijimi I projekteve të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojës në mes klubeve por edhe zhvillimin e merkatos cilësorë përmes lojtarëve që do të përformojnë në këtë kamp.

Çka do të thotë se Dibra mund të kthehet nga Spanja me ide të qarta për merkaton e ardhshme të kuqebluve. Vllaznia në fakt sezonin e kaluar vuajti jo pak me lojtarët e huaj.

Ajo mori plot 6 amerikanë dhe 1 serb, por shumë pak vlera treguan në fushën e lojës, aq sa kuqeblutë shpëtuan vetëm në ndeshjen e plej- autit. Pritet që ekipi shkodran të jetë I formatuar krejt ndryshe dhe normalisht edhe me pretendime të tjera, pse jo edhe për fitimin e trofeve.
© shkodrasport.com