Kampionati shqiptar ka hyrë në një fazë interesante, teksa dy vendet e para mbahen nga Partizani dhe Tirana. Në fundin e tabelës ka dy ekipe mjaft me emër si Teuta dhe Kukësi. I ftuar në Sport News në News 24 ishte trajneri i njohur, Dritan Mehmeti.

“Humbja me Vllazninë e Partizanit– Nuk është çështje e vitit të ri apo merkatos, Partizani nuk ka qenë në ekuilibër. Nuk kemi një prezantim të vazhdimësisë së saj si skuadër.Nuk është ekip solid. Partizani shpërfytyrohet shpeshherë si skuadër. E dominoi Vllaznia në çdo aspekt.

Sylvinho- Më pëlqen fakti që dëshiron të jetojë në Shqipëri. Kështu i jep një spunto të madhe lojtarëve të Superligës.

Balaj te Vllaznia- Vllaznia e meriton të jetë kampione. Me kualitetin që ka si skuadër, me ardhjen e Balaj, me rikthimin e Latifit, për mendimin tim do jetë pretendente për titull. Jo vetëm Partizani dhe Tirana, por edhe Vllaznia ka potencial të jashtëzakonshëm.

Nëse do dijnë të menaxhojnë tifozerinë e zjarrtë, gjërat do jenë edhe më të lehta. Përshtatja do jetë e shpejtë. Vetëm në aspektin fizik mund të ketë probleme, por besoj se janë gjëra që rregullohen” – Tha ai.