Te Vllaznia e nisi me gol qe ne ndeshjen e pare zyrtare me te, por vetem aq. Sulmuesi brazilian Kaina me pas eshte demtuar dhe ka qendruar per nje kohe te gjate larg skuadres, por edhe pas rikuperimit nuk ka patur hapesira per te.

Ne keto rrethana, drejtuesit e klubit nisur nga fakti qe me sulmuesin shtatelarte kishin kontrate dyvjeçare, rane dakord me te qe ta huazonin ne nje ekip tjeter dhe nder ata qe kishte me shume interes ishte Kastrioti.

Dhe Kaina sot eshte shfaqur si protagonist per krutanet duke shenuar te dy golat qe u dhane fitoren atyre ne shifrat 2-1 ndaj ekipit kryesues te kampionatit, Tiranes. Nderkohe, Vllaznia ne dy ndeshjet qe ka zhvilluar kete sezon me bardheblute, nuk i ka shenuar dot gol atyre!!!

Kuptohet qe sulmuesi 24 vjeçar me golat e sotem do te jete me i lirshem dhe ne ndeshjet e ardhshme do te jape edhe me shume. Ndoshta ne Shkoder, po e “qajne” tashme largimin e ketij lojtari, por deri ne qershor ai nuk mund te rikthehet ne Shkoder.

Vllaznia po e vuan mungesen e nje qendersulmuesi dhe mbase me Kainen ne perberje gjerat mund te kishin qene me mire per te, megjithate braziliani sot e beri detyren e tij, duke mos lejuar Tiranen te shkeputet edhe me teper./SHKODRA-SPORT.COM/