I renditur ne vendin e dyte ne perfundim te kampionatit, Veleçiku nuk ia doli te ngjitet direkt ne kategorine e pare, por ka edhe tre mundesi per ta bere kete gje, permes ndeshjeve te fazes play-off. Duke nisur nga ajo e se enjtes ndaj Naftetarit e cila do te luhet ne Koplik.

Duke folur ne lidhje me kete perballje, trajneri Dritan Smajli eshte shprehur: “Nuk kisha ndonje preference per kundershtarin e pare te fazes play-off, Shenkollin apo Naftetarin. Por besoj se na ka rene te ndeshemi me skuadren me te mire.

Naftetari luan futboll te bukur, ka cilesi brenda, por nganjehere rezultatet nuk i jane pergjigjur lojerave qe ky ekip ka zhvilluar. Por ne jemi stervitur shume per kete dite dhe keshtu qe nese ne do te jemi ajo skuadra e 10 javeve te fundit, jo Naftetari, por besoj asnje skuader nuk do kete shans te na munde. Si rrjedhoje objektivi eshte kalimi i Naftetarit fillimisht dhe me pas te mendojme per kundershtarin e rradhes.

Une do t’u kerkoja tifozeve te vijne te na mbeshtesin siç kane bere gjithmone. Ne menyre qe sebashku ta ngjisim Veleçiku aty ku i takon. E rendesishme eshte qe edhe stadiumi i ri do te filloje pune shpejt, sepse kryetari i Bashkise i ka gjetur fondet dhe kjo eshte diçka shume pozitive.

Malesia e Madhe e meriton kete gje dhe me ne fund erdhi momenti i shumepritur qe ajo te behet me stadium e kete gje duhet ta shoqerojme edhe me nje skuader cilesore dhe qe merr pjese ne kategorine e pare”./SHKODRA-SPORT.COM/