Bylisi e ka siguruar ngjitjen në Superiore dhe tani luan për titullin kampion. Eridon Qardaku, në lidhje me transfertën e Beratit, për “Panorama Sport” tha:

“Më vjen mirë që objektivin e realizuam dhe tashmë jemi pjesë e Superiores. Ka qenë një sezon i mirë dhe e kemi treguar se jemi skuadra që deri këtu ka ardhur me meritë.

Kur kanë mbetur edhe 3 javë nga fundi, shpresojmë të marrim 9 pikët e plota, si dhe për të treguar forcën reale të Bylisit. Tomori është një emër i madh dhe ne e respektojmë, por në Berat shkojmë për të bërë lojën tonë.

Beratasve u duhen shumë pikët, por kam edhe dy dëshira, të shpallemi kampionë dhe të fitoj ‘Këpucën e Artë’”./PANORAMA-SPORT/