Shqipëria do të tentojë tri pikët në transfertën e Izraelit mbrëmjen e së shtunës, por sipas kompanive të basteve kuqezinjtë nuk janë favoritë në këtë ndeshje.

Fitorja e Izraelit kuotohet 2.25, ndërsa ajo e Shqipërisë 3.10, ndërkohë një barazim i mundshëm ka koeficientin 3.20.

Ndërkohë që mundësia për t’u shënuar mbi dy gola, ka një koeficient 2.20, çka tregon edhe vështirësinë e golave të tepërt në këtë ndeshje.

Duhet theksuar se Shqipëria ka qenë favorite nga bastet në të dy ndeshjet e para që ka zhvilluar në grup, kundër Islandës dhe Izraelit por në të dy rastet nuk ka arritur që të sigurojë fitore.