Presidenti I FSHF-së, Armand Duka, pranon se aktivitete kombëtare vazhdojë të jenë përsëri pre e dyshimeve të mëdha për trukime.

Sipas tij, kjo po shtyn edhe në idenë për të ndryshuar formatin e aktivitetit, ndërsa nuk do të preket ai i Kategorisë Superiore, duke e lënë më 10 skuadra.

“Sa i përket kampionatit, unë mendoj se kemi gjetur një skemë optimale, që garanton më shumë garë, më shumë rivalitet, më shumë cilësi, më shumë të ardhura, etj., ndaj nuk mendoj se ka nevojë të ndryshojmë”, tha ai në emisionin Zona Gol”, duke iu përgjigjur pyetjes nëse do të kishte ndryshime të strukturave të aktiviteteve kombëtare.

“Sa i përket Kupës, ka vend për përmirësime, pasi është ky kompeticion që ngjall më shumë dyshime për fiksime rezultatesh”, pranoi ai.

Duka zbuloi më pas se dy objektivat e përfaqësueses shqiptare për të ardhmen ishin lojtarë të cilët kanë qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave “Trajneri po ndjek me vëmendje disa futbollistë të rinj, që kanë qenë pjesë e kombëtares U21 dhe madje edhe U19.

Mund të them se po ndjekim me vëmendje një sulmues që luan në Greqi dhe po shënon shumë gola, por edhe një mbrojtës të U19-ës, që është pjesë e Veronës, Kumbullën”, deklaroi kreu i FSHF-së. /vipsport/