Skuadra e Besëlidhjes ditët e fundit ka kaluar jo pak probleme. Pas tre humbjeve rradhazi, erdhi largimi i sulmuesit kryesor të ekipit, Pashës.

Pas tij, dha dorëheqjen edhe trajneri Kashami dhe kjo situatë normalisht që ka krijuar njëfarë pesimizmi edhe tek tifozët e kësaj skuadre.

Megjithatë ka ende shpresë se gjërat do të ndryshojnë dhe Besëlidhja pas emërimit të trajnerit të ri dhe ndryshimeve që priten të ndodhin.

Por përveç kësaj situate gri, tek lezhjanët ka patur momente edhe për të festuar.

Njëri nga titullarët e tyre, shkodrani Bekim Erkoçeviq tre ditë më parë është martuar dhe në dasmën e tij kanë qenë të pranishëm edhe shokë të ekipit të tij.
© shkodrasport.com