Ditën e sotme luhen 4 takimet që do të mbyllin javën e 22-të në Kategorinë Superiore, ku çdo 90 minutësh do të vendos shumë për fatet e sezonit të skuadrave elitare në vend. 

E për këtë, Sektori i Garava pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka caktuar edhe katërshen e arbitrave që do të gjykojë secilin nga këto sfida.

Në “Selman Stërmasi” është caktuar të jetë Kridens Meta. Eksperienca e tij ka bërë që në FSHF t’i besojnë bilbilit të tij në një takim mjaft delikat. Ndërkohë, Egin Doda dhe Astrit Mahmuti do të jenë asistent të tij, e arbitër i katërt do të jetë Laver Alla.

Ndërkohë në takimet e tjera janë këto trupa gjykues:

Flamurtari-Skënderbeu

Eldorjan Hamiti (Arbitër kryesor)

Klodian Shahini (Asistent i katërt)

Ridiger Cokaj (Asistent arbitër)

Ani Kociaj (Asistent arbitër)

Kamza-Kastrioti

Andi Koci (Arbitër)

Emirion Sino (Asistent i katërt)

Fatmir Lamaj (Asistent arbitër)

Mateo Sadikaj (Asistent arbitër)

Laçi-Partizani

Klajdi Kola (Arbitër)

Olsi Sokoli (Asistent i katërt)

Rejdi Avdo (Asistent arbitër)

Alfred Shkreta (Asistent arbitër)