Vllaznia ka pesuar sonte humbjen e 10-te ne kampionat, pikerisht ndaj njerit prej ekipeve me te mira te kampionatit, Teuten e Durresit. Ndonese diçka me shume se ne gjysmen e ndeshjes kuqeblute luajten mire, ato nuk munden te rezistojne dot deri ne fund.

Pas ndeshjes ka folur per mediat edhe trajneri i Vllaznise Neven Plantak qe eshte shprehur: “Mund të them se kemi luajtur mirë për 24 minutat e para. Por kemi bërë shumë gabime në pjesën e dytë, që shkaktoi edhe humbjen. Cvetinovic ishte më mirë në pjesën e parë, por ka nevojë edhe për pak kohë”.

Kjo bëri që Teuta të shkëputej në periodën e tretë. Duhet theksuar edhe fakti se ekipi kundërshtar kishte lojtarë më të mirë se ne. Ne bëmë gabime sidomos në mbrojtje.” – tha Plantak.

Vllaznia ndodhet serish ne vendin e fundit te kampionatit por sfidat e verteta nisin nga java e ardhshme. Fillimisht ndaj Kamzes javen e ardhshme dhe me pas te tjerat me Partizanin dhe Tiranen.

Ndërkohë, i pyetur për ndeshjen direkte me Kamzën, që do kemi javën e ardhshme, Plantak u përgjigj: “Ndeshja e javës tjetër ndaj Kamzës në Shkodër? Natyrisht që është ndeshja e sezonit. Në atë ndeshje duhet të vdesim në fushë për të marrë fitoren. E nëse ia dalim të fitojmë, atëherë them se i japim vetëm një mundësi për të qëndruar në Superligë.”