Vllaznia ka dërguar dje pranë UEFA dosjen me ankesat për arbitrin e ndeshjes së Conference League, Siroki Brijeg 3-1 Vllaznia. 12 kartona të verdhë, dy të kuq dhe dy penallti kundër Vllaznisë, ky ishte arbitrimi i rusit Aleksei Matjunin.

Në lidhje me sfidën, drejtuesit e Vllaznisë kanë përpiluar një dosje me faktet nga ajo sfidë, teksa janë dërguar në UEFA edhe pamjet filmike, ndërsa kuqeblutë mëshojnë në keqinterpretim të rregullores dhe dëmtim të skuadrës.

Nuk pritet që UEFA të marrë ndonjë masë për rezultatin e sfidës, me shkodranët që duan të tregojnë se në atë sfidë arbitri e bëri “baltë”. Nëse Vllaznia fiton të drejtën, arbitri rus do e ketë pisk në aktivitetet ndërkombëtare.

Po ashtu, shkodranet do te duan qe me kete fakt, te kerkojne drejtesi per ndeshjen e kthimit, ate qe do te luhet diten e enjte ne stadiumin “Loro Boriçi”.