Pasditen e sotme ka nisur kampionati i kategorise se dyte dhe ai ka nisur me nje surprize te bukur. Vora, nje nga ekipet qe ka zhvilluar nje merkato te shkelqyer dhe jo me kot konsiderohet si nje prej pretendenteve me te forta per ngjitjen ne kategorine e pare, eshte mundur qe ne javen e pare te kampionatit.
Ajo duhej te kishte luajtur sot ne fushen e vet ndaj ekipit te Shenkollit por me marrëveshje u vendos që dueli i parë të luhej në Shënkoll dhe vendasit arriten te fitonin me rezultatin 4-2 ndaj skuadres se drejtuar nga trajneri i njohur Artan Mergjyshi.
Per kete te fundit nuk ka munguar te shenoje sulmuesi i njohur shkodran Jasmin Rraboshta, madje jo nje por dy gola, por qe gjithsesi nuk kane vlejtur per t’i dhene qofte edhe nje pike ekipit te Vores. Kjo sepse Shenkolli ka bere nje ndeshje te shkelqyer dhe per kete arsye e ka merituar fitoren.
Ata kane shenuar shume shpejt me ane te Zefit qe ne minuten e 5-te, nderkohe qe me pas do te ishte Lleshi qe do te shenonte dy gola njeri pas tjetrit, para se Hoxha te shenonte edhe te katertin qe do te vuloste edhe rezultatin perfundimtar te ndeshjes ne shifrat 4-2 per ta.
Ne kete menyre ekipi i Shenkollit pavaresisht se nuk vleresohet si askush pretendent ne grupin A, e ka nisur kampionatin duke mundur nje nga ekipet me te forta siç eshte Vora dhe padyshim qe kjo fitore do ta ndihmoje ate te beje mire edhe ne ndeshjet e ardhshme./SHKODRA-SPORT.COM/