Teuta luan sot me Apoloninë në “Niko Dovana”. Sfida e orës 17:00 është deçizive për titullin kampion, me durrsakët që duhet të fitojnë për mos i lënë asgjë rastësisë. Me pikë të barabarta me Vllazninë por me një gol më shumë, durrsakët e Martinit kryesojnë tabelën me një gol më shumë.

Për ndeshjen e sotme te vendasit nuk do jetë Albano Aleksi, me lojtarin që është i pezulluar për shkak të kartonave të verdhë. Në mesfushë ka balotazh mes Avdylit dhe Karabecit për një vend në formacion.

Të etur për trofeun e kampionit, Teuta ka në dorë të rikthejë suksesin pas 27 vitesh, ndërsa më parë duhet fituar sfida kundër Apolonisë që edhe pse e rrëzuar zyrtarisht nga Superliga, nuk e ka braktisur garën morale.

Formacioni i mundshëm i Teutës:

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Jackson, E. Vila, Daja, Karabeci (Avdyli), L. Vila, Bregu, Krasniqi