Pas çdo stuhie gjithmonë ka diell. Kjo shprehje duket si i shkon për shtat trajnerit Ernest Gjoka.

“Timonieri” i Vllaznisë ka qenë në qendër të kritikave për shkak të rezultateve jopozitive me ekipin shkodran.

Megjithatë fitorja e fundit e arritur në transfertë kundër Lushnjes, duket se ka qetësuar ujërat te kuqeblutë.

Ka arritur ta përballojë me sukses presionin e madh, e tashmë drita në fund të tunelit duket mjaft qartë.

Sot, tekniku kryeqytetas ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku thuhet: “Ligji 1: Asnjëherë mos u dorëzo. Ligji 2: Mbaj mend ligjin e parë”.

E me të drejtë, në këtë moment kjo shprehje i përshtatet më së miri Gjokës, që edhe pse ishte në një presion të jashtëzakonshëm si nga tifozët, ashtu edhe nga gazetarët, ai gjithmonë deklaroi: “Keni durim”.

A ja vlejti ky durim? Sigurisht, e ku ka më mirë se të dalësh triumfator…/newsport/