Tek Egnatia nuk e kane mendjen vetem tek afrimet, por edhe tek largimet e lojtareve. Kjo sepse dy prej lojtareve me te rendesishem te saj, sulmuesi Paulaskas dhe mesfushori Fernando Medeiros ende nuk jane paraqitur ne stervitje me ekipin.
Dy lojtarët janë larguar nga grumbullimi para festave të fundvitit dhe nuk janë rikthyer ende në Shqipëri. Në klub tregojnë se Fernandon e presin të mbërrijë sot nga Brazili, ndërsa fati i Paulauskas mbetet pezull, teksa asnjë palë nuk i ka idetë e qarta.
Klubi i Egnatias ia ka bërë të qartë lituanezit se e lëshon kartonin e tij vetëm nëse vjen ndonjë ofertë e mirë. Vetë presidenti Agim Demrozi konfirmoi për gazetën se klubi do të privohet nga shërbimet e Paulauskas vetëm nëse ofertat që vijnë për të do të kënaqin edhe pritshmëritë e drejtuesve.
Siç dihet, nga rrogozhinasit eshte larguar edhe sulmuesi tjeter Iskandarli dhe nese do te largohej edhe Paulaskas, kjo nuk do te ishte diçka e mire. Por nga ana tjeter, edhe vonesa ne ardhje e Fernandos nuk eshte diçka pozitive sepse rifillimi i kampionatit eshte ne prag.
Per kete arsye trajneri Tetova po mendon edhe me te keqen, ate qe te mos i kete ne dispozicion te dy keta futbolliste dhe si rrjedhoje ka planifikuar edhe zevendesimin e tyre.