Laçi po kalon një moment shumë të vështirë aktualisht në kampionat.Skuadra kurbinase nuk fiton prej shumë javësh dhe humbja e pësuar në Kukës është një “sirenë alarmi” për të mos e komplikuar më tej situatën në renditje. Trajneri Armando Cungu është në kërkim të fitores së parë pas rikthimit në krye të kësaj skuadre.

Ai e ka nisur ne menyren me te keqe te mundshme eksperiencen e tij te rradhes ne krye te kurbinasve duke pesuar humbje ne te dy ndeshjet e para ne pankinen e tyre. Fillimisht per kupe ndaj Egnatias dhe me pas me Kukesin ne ndeshjen e kampionatit.

Pas humbjeve me Egnatian në Kupën e Shqipërisë dhe asaj me Kukësin në kampionat, ai do të synojë kthesën në ndeshjen me Erzenin, që do të luhet në fundjavë, në stadiumin e Rrogozhinës. Për këtë sfidë trajneri shkodran nuk ka të gatshëm mesfushorin Klinti Qato, i cili ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë dhe është i skualifikuar.

Një mungesë e rëndësishme, pasi bëhet fjalë për një titullar. Megjithatë, për kurbinasit nuk ka asnjë justifikim. Fitorja ndaj Erzenit, një ndeshje që luhet në fushë asnjanëse, është detyrim për Laçin, duke ditur momentin delikat. Nga mënyra si kanë rrjedhur ngjarjet, ky 90-minutësh mund të konsiderohet jetik për fatet e sezonit.