Vllaznia do të ketë sot dy mungesa ndaj Skënderbeut. Gjurgjeviç dhe Krymi janë të pezulluar nga kartonët dhe si rrjedhoje nuk do te jene te gatshem per te luajtur.

Nga ana tjeter, Viktor da Silva është stërvitur së fundmi me ekipin dhe është grumbulluar për korçarët, por për stafin kjo nuk duket e mjaftueshme që ta nisë si titullar ndaj Skënderbeut.

Trajneri Plori duket se e ka përzgjedhur formacionin për sot. Në dallim nga ndeshja e fundit me Partizanin, priten dy ndryshime, Heriç në vend të Krymit dhe Mustedanagiç parashikohet të ulë në stol Krujën.

Braziliani Da Silva pritet të marrë minuta në pjesën e dytë, duke minimizuar surprizat për startin si titullar. 11-shja kuqeblu e ndeshjes se sotme do jete kjo:

Zogoviç, Gurishta, Adili, Bulatoviç, Hakaj, Jonuzi, Heriç, Mustedanagiç, A.Hoxhaj, Latifi dhe Aralica.