Nje barazim me shume vlere ka marre sot ekipi Shkodra U17 ne transferte ndaj Internacional. Themi me vlere sepse futbollistet shkodrane kane qene ne disavantazh te dy golave, megjithate kane arritur te barazojne gjithçka.

Ka qene Hasa ai qe ka zhbllokuar shifrat ne minuten e 29-te dhe pjesa e pare do te mbyllej me kete gol.

Ne minuten e 60-te sakaq do te ishte Hazizi ai qd do te dyfishonte rezultatin per Internacional dhe kjo krijoi bidnjen se kjo skuader do ta fitonte kete ndeshje.

Por nuk do te mendonte keshtu KF Shkodra dhe kryesisht futbollisti i saj Gjelaj. Ai ka shenuar golin e pare ne minuten e 61-te duke ngushtuar shifrat fillimisht.

Me pas do te ishte po ky futbollist qe ne minuten e 77-te do te shenonte edhe golin e dyte dhe ketu mbyllet gjithçka ne barazim 2-2.

Internacional dhe KF Shkodra ndajne nga nje pike ne kete ndeshje dhe mbeten ne kuoten e 8 pikeve secila duke ndare edhe vendin e peste dhe te gjashte te renditjes./SHKODRA-SPORT.COM/