Ish-sulmuesi i Vllaznisë, Victor Da Silva është akoma futbollist i lirë. Kështu, pavarësisht se ka një marrëveshje verbale me Partizanin, nuk ka firmosur ende zyrtarisht. Shkak i kësaj janë problemet fizike të sulmuesit, të shfaqura te Vllaznia.

Aktualisht, ai po rikuperohet nga një lëndim i shfaqur në finalen e Kupës ndaj Laçit. Te Partizani janë shumë skeptikë, nëse 27-vjeçari ofron garanci për të gjithë sezonin.

Gjithashtu, ka rezerva edhe për karakterin disi të vështirë të sulmuesit. Duke u shtuar këtyre edhe faktin që Da Silva nuk pritet të jetë i gatshëm për të kontribuar në Europë, e vështirëson finalizimin e këtij operacioni.

Tashmë, në skenë për fantazistin brazilian ka dalë edhe ekipi që po drejton Thomas Brdariç në Indi, por mbetet për t’u parë zgjedhja që do të bëjë Da Silva. Ky i fundit shënoi 8 gola në kampionat me Vllazninë sezonin e shkuar.
Maringlen ZHIVANI