Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREE BUJSHME/ Juventusit mund t’i kthehen sot 15 pikët, prokurori i Federatës...

E BUJSHME/ Juventusit mund t’i kthehen sot 15 pikët, prokurori i Federatës Italiane pranon ‘mangësi’ në vendimin për heqjen e tyre

Juventusit mund t’i kthehen pikët e hequra nga Federata Italiane në sezonin aktual për çështjen e plusvalencave. Në gjyqin e zhvilluar sot në Këshillin e Komitetit Olimpik Italian, avokatët e bardhezinjve kanë kërkuar anulimin e vendimit dhe vetë Prokurori i Federatës, Ugo Taucer, ka pranuar se ai vendim ka qenë i parregullt sa i përket motivimit.

Ai ka kërkuar kështu që të shtyhet vendimi apo të ketë një rigjykim të rastit.

“Puna e Prokurës Federale ishte korrekte dhe i kuptua nga Gjykata e Apelit në ndryshimin e vendimit. Argumentimet e dëgjuara sot nga pala tjetër, nuk kanë bazë dhe unë do të isha kundër apelimit të tyre.

Por sa i përket nënti 4, kam frikë se profili ku ka bazën mbi pikët e penalizimit, ka një mangësi motivimi që duhet vlerësuar dhe rishikuar në një gjykim tjetër”, tha ai para gjykatës që do të japë më vonë vendimin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments