Në “Kukës Arena” djemtë e Enkeleid Dobit do të presin Teutën e Edi Martinit për të zhvilluar mes tyre edhe ndeshjen e javës së 13-të të “Abissnet Superiore”.

Në orën 13:00 misioni i verilindorëve tashmë dihet, 3 pikët janë synimi i vetëm i tyre në mënyrë që rinisin në mënyrën e duhur kampionatin.

Gjendja e lojtarëve aspak nuk ëhstë në favorin e Dobit, i cili ka disa mungesa ndaj durrsakëve.

Përveç Zirkovic dhe Moraes që janë larguar tashmë nga verilindorët, mungësa do të jenë, Meksi dhe Giasi të dëmtuar, Shqiprim Taipi i pezulluar. Në këtë mënyrë Kukësi është i “gjymtuar” për dueli e javës së 13-të.

Kjo sfidë do të jetë e veçantë për timonierin e Kukësit, me Dobnin që takohet me Teutën pas 26 vitesh, teksa për heë të fundit ka qenë në fushën e lojës në sezonin e largët 1995-1996.