Dy zhgënjime të mëdha për Shqipërinë në harkun kohor të pak ditëve, me lojtarë që pas dëshirës dhe vullnetit personal, bëjnë zgjedhjen më të gabuar të mundshme. Do të ishte Durmishaj i pari që vendosi t’i bashkohej përfundimisht Greqisë, duke lënë kështu Shpresat e Shqipërisë.

Por nuk mbaron këtu, pasi tashmë edhe Mario Vrushaj po ndjek të njëjtën rrugë. Futbollisti i cili po shkëlqen me Willem II në Holandë dhe zotëron një aftësi të jashtëzakonshme, nuk do t’i bashkohet kuqezinjve.

Të paktën edhe këtë herë, pasi Vrushaj gjendet në listën e Greqisë U-21. “Shqiperia.ch” ka mësuar të plotë të gjithë emrat e lojtarëve të thirrur nga të rinjtë grekë, atje ku gjendet edhe futbollisti shqiptar.

Ajo që duhet theksuar është se Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë gjithçka për të tërhequr këtë lojtar në gjirin e saj, por vendimi i Vrushaj ishte që të mos braktiste të rinjtë e Greqisë, pasi ka luajtur edhe më herët me ta./Shqiperia.ch/