Nelson Hysa do te ngjitet serish ne ring. Per ndeshjen e tij te 10-te ne boksin profesionist, ndeshje te cilen kete here do ta zhvilloje ne Tetove te Maqedonise se Veriut, pikerisht me 29 korrik ne oren 18:00.

Por ajo qe eshte me e rendesishmja eshte se perballe tij do te jete nje kundershtar qe me plot gojen mund te themi se eshte me i forti me te cilin eshte ndeshur ndonjehere ndonje shqiptar. Behet fjale per argjentinasin Marcos Antonio Aumada i cili aktualisht ndodhet ne vendin e 84-te ne ranglisten boterore.

Asnjehere me pare, nje boksier i yni nuk eshte ndeshur me nje kundershtar qe renditet kaq lart, e kjo tregon qarte synimet qe Nelson Hysa dhe mbi te gjitha promotori i tij Briget Seitaj ka. Ky i fundit pak kohe me pare per “Shkodra Sport” beri te ditur se synonte ta ngjiste Nelson brenda ketij viti ne 50-shen me te mire te botes.

E per ta bere kete gje duhen sfiduar e munduar boksieri si argjentinasi Aumada. Ai eshte numri 1 aktualisht jo vetem ne vendin e tij por edhe ne Ameriken Latine. Ai vjen ne ballafaqimin e 29 korrikut me Nelson Hysen pas tre fitoresh rradhazi se fundi me nokaut.

Megjithate edhe Hysa gezon nje forme shume te mire sportive. Pas deshtimit te ndeshjes ne Londer muajin e kaluar, boksieri shkodran ka vijuar pergatitjet dhe padyshim qe do te synoje fitoren ne kete takim shume te rendesishem qe do ta ngjise shume lart ne renditje. Aktualisht Hysa mban vendin e 154-te ne bote dhe gjerat tani e tutje mund te flasin ne favorin e tij.

Bilanci i tij i deritanishem me 9 fitore ne 9 ndeshje te zhvilluara dhe mbi te gjitha 7 me nokaut, pret edhe fitoren e 10-te, megjithese nuk do te jete aspak e lehte sepse perballe do te kete nje kundershtar shume te forte i cili ka nje total prej 35 ndeshjesh ne profesionizem, nga te cilat 24 i ka fitore (19 me KO) dhe 11 humbje (6 me KO).
Gjergj KOLA