Tek Veleçiku jane akoma me pushime, por drejtuesit i kane planet e qarta per ate se çfare do te bejne per sezonin e ri futbollistik. Ka qene drejtori sportiv Nuri Rexha, ai qe ne nje interviste per veriusport.al, ka zbuluar shume gjera ne lidhje me skuadren e ardhshme.

“Kemi ruajtur boshtin e skuadres ku perfshihen lojtaret me pervoje si Çokaj, Banushaj, Bardulla, Hajdari etj si dhe po bisedohet me lojtare te rinj te talentuar qe do ta kompletojne skuadren ne vazhdim.

Sa i takon trajnerit te ri, mund te konfirmoj faktin se para pak ditesh kam patur nje bisede me Rudi Vaten dhe me ka premtuar se mund te sjelle nje trajner te huaj per te Veleçiku, ndoshta nje anglez, por per kete duhet pare ne te ardhmen.

Kemi edhe alternativa te tjera ku mund te permend qe Haris Lika i ka dyert e hapura ne Koplik. Por gjithsesi ne ditet e ardhshme do te kete edhe nje vendim per kete çeshtje.

Ajo qe mund ta them me plot gojen une se na ka penalizuar prej vitesh, eshte mungesa e stadiumit. Nese do te arrijme ta ndertojme stadiumin e ri, jam i bindur se Veleçiku do te kete synime shume ambicioze per te ardhmen”- eshte shprehur drejtori Rexha./SHKODRA-SPORT.COM/