Ashtu si në takimin e parë, Laçi-Iskra, në stadiumin “Elbasan Arena”, edhe këtë herë zyrtarisht trajner i Iskrës, figuronte Dervish Haxhiosmanoviç. Ky i fundit është një emër i njohur në Shqipëri, pasi në sezonin 2000-2001 ka drejtuar Vllazninë, duke e shpallur kampione.

Megjithatë, e vërteta e emrit të “Dedës” në protokollin zyrtar ka të bëjë me faktin se, trajneri i parë i Iskrës, nuk ka liçensën UEFA Pro. Kështu ai nuk mund të liçensohej si trajner i parë i Iskrës dhe klubi malazez kërkoi ndihmën e Haxhiosmanoviçit për dy ndeshjet ndaj Laçit.

“Shkodra Sport” meson se ish- tekniku i Vllaznise eshte paguar nga ana e klubit te Iskres, per te qene ai “me letra” ne pankine dhe keshtu ka ndodhur, ndonese ne te vertete ne pankine ka drejtuar tjeterkush.

Në vazhdim, mbetet për t’u parë edhe e ardhmja e Dervish Haxhiosmanoviç, nëse do të vijojë të jetë akoma pjesë e ekipit të Iskrës apo aventura e tij do të mbyllet këtu.
Maringlen ZHIVANI