Erzeni është një prej klubeve që vjen nga Kategoria e Parë për të luajtur në Abissnet Superiore sezonin e ardhshëm. Shijakasit u ngjitën në elitën e futbollit shqiptar si vend i dytë, bashkë me Bylisin që u shpall kampion i Kategorisë së Parë.

Tifozët e Erzenit në rrjetin social Facebook janë shfaqur të shqetësuar për situatën ku ndodhet klubi. Sipas tyre, Erzeni rrezikon tërheqjen nga Superiorja për sezonin e ardhshëm dhe pse u prit 19 vite për të arritur deri këtu.

“15 Qershor

Erzeni po shkon drejt tërheqjes nga Abissnet Superiore, drejtuesit e klubit vetëm heshtin. Tifozëria shijakase nuk e meriton këtë. TURP TURP TURP”, shkruan Erzeni Fan Club.

Mosmarreveshjet ne mes Bashkise se Shijakur dhe disa sponsoreve kane bere qe situata ne klub te jete shume kritike dhe askush nuk flet per te ardhmen. Dhe ditet ne fakt kalojne nderkohe qe ende nuk e ka kush mendjen se çfare do behet me skuadren.