
Ditët e fundit është ndarë nga jeta në moshën 70 vjeçare ish- arbitri i futbollit Musa Bostania. Ai ka arbitruar bashkë me kolegët e tjerë të kolegjiumit të Shkodrës në vitet 1979-86, kryesisht në ndeshjet e kategorisë së dytë si arbitër anësor por është shquar për disa tipare të veçanta që e kanë bërë atë shumë të respektuar nga të gjithë siç kanë qenë ndershmëria dhe korrektësia. Musaja natyrisht që nuk u ngjit në nivele të larta si arbitër megjithatë, është vlerësuar nga të gjithë si një njeri shumë i mirë. Ai kishte disa kohë që vuante nga një sëmundje e cila i mori edhe jetën, ndoshta në mënyrë të parakohshme megjithatë do të kujtohet jo pak nga ato që e kanë njohur, që kanë bashkëpunuar me të dhe që ndoshta edhe janë arbitruar prej tij. Gazeta SHKODRA SPORT i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bostania për humbjen e njeriut të tyre të dashur por njëkohësisht edhe kolegjiumit të arbitrave të Shkodrës që ka humbur një pjestar të rëndësishëm të historisë së tij.
Gjergj KOLA