Kampionati i kategorisë së dytë ku marrin pjesë dy ekipet veriore, Ada dhe Veleçiku, nuk do të nisë më datë 18 shtator siç ishte planifikuar. Bashkë me të, nuk do të nisë as kampionati i kategorisë së parë, i planifikuar të fillonte më datë 10 të këtij muaji. Arsyeja është se shumë prej ekipeve pjesmarrëse në këto dy kategori, nuk kanë shlyer detyrimet financiare ndaj FSHF-së dhe po ashtu nuk kanë plotësuar kriteret e liçensimit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë organi që drejton futbollin shqiptar në një komunikatë të shpërndarë për mediat në të cilën thuhet:
“Federata Shqiptare e Futbollit, me vendim qarkullues të Komitetit Ekzekutiv të mbështetur në raportin e Komisionit të Liçensimit, të Zyrës së Financës në FSHF, njofton se kampionatet kombëtare të Kategorisë së Parë i planifikuar për të nisur më datë 10 shtator dhe të Kategorisë së Dytë, i planifikuar për të filluar më datë 18 shtator, nuk do të nisin në datat e përcaktuara. Kampionatet do të shtyhen, për shkak se një pjesë e klubeve, nuk kanë shlyer detyrimet financiare apo nuk kanë plotësuar kriteret e liçensimit. Për këtë arsye, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka vendosur që të shtyjë datën e fillimit të tyre. K.E njofton, se skuadrat që nuk do të plotësojnë detyrimet financiare dhe kriteret e liçensimit, deri më datë 12 shtator, nuk do të përfshihen në short dhe rrjedhimisht nuk do të marrin pjesë në Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë. Këto skuadra do të zëvendësohen nga ekipe të Kategorisë së Dytë, në bazë të meritës sportive. Për këtë arsye, po publikojmë edhe renditjen Kategorisë së Parë dhe të Dytë si dhe ekipet që nuk kanë plotësuar kriteret e liçensimit e nuk kanë shlyer detyrimet financiare:

Kategoria e Pare Gr A
1.KF Terbuni
2.KS Kastrioti (-3)
3.Besëlidhja
4.KF Erzeni
5.KF Burreli
6.FK Kamza
7.FC Besa
8.Iliria
9.KF Adriatiku Mamurras
10.KF Shenkolli

Kategoria e Pare Gr B
1.KF Bylis
2.KF Pogradeci
3.FK Apolonia
4.FC Lushnja
5.FK Dinamo (-3)
6.FK Elbasani
7.KF Shkumbini
8.KF Sopoti
9.KF Turbina (-3)
10.KF Tomori

Klubet e futbollit qe nuk kane plotesuar detyrimet financiare dhe kriteret e licensimit jane:

Kategoria e Pare Gr A
KS Kastrioti
KF Burreli
KF Kamza
FC Besa
KD Iliria
KF Adriatiku
KF Shenkolli

Kategoria e Pare Gr B
KF Bylis
KF Pogradeci
KF Dinamo
KF Elbasani
KF Shkumbini
KF Sopoti
KF Turbina

Kategoria e Dyte Grupi A renditja

1.KF Ada
2.FC Kevitan
3.Partizani B
4.FK Egnatia
5.SHS Albpetrol
6.KSSH Veleçiku
7.VORA
8.KF Gramshi
9.FC Internacional Tirana
10.FK Sukthi
11.Tirana B
12.Kukesi B

Kategoria e Dyte Grupi B renditja
1.Butrinti
2.KF Naftetari
3.KF Delvina
4.Oriku
5.FK Tepelena
6.KF Domosdova
7.Bilisht Sport
8.SHS Permeti
9.FK Memaliaj
10.FC Gramozi
11.FK Skrapari
12.Skenderbeu B”