Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLE dinit që në Kosovë futbollisti është paguar me lopë dhe viç?

E dinit që në Kosovë futbollisti është paguar me lopë dhe viç?

Neymar u transferua vitin e kaluar nga Barcelona në PSG për 220 milionë euro, ndërsa Cristiano Ronaldo këtë verë kaloi nga Real Madridi te Juventus për 112 milionë euro.

Gjithsesi, transfertat më “spektakolare” kanë ndodhur në futbollin e Kosovës, vite më parë. Trajneri kosovar Emin Bajrami e kujton kohën kur në Kosovë realizoheshin transferime interesante.

Në vitit 2000, Bajrami ishte pjesë e Llapit, ndërsa në të njëjtën kohë është aktivizuar edhe për skuadrën e futbollit të vogël, Shqiponja e Halabakut nga Podujeva.

Bajrami në vitin e parë fitoi 1 mijë euro, kurse për vitin e dytë, pronarët e Shqiponjës, në pamundësi për t’i dhënë para, ia ofruan një lopë me viç.

“Për shkak të respektit që kisha për pronarët, e pranova ofertën dhe luajta edhe një vit tjetër me ekipin në këmbim të një lope me viç”, – ka rrëfyer Emin Bajrami.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments