Tirana ka marrë lajmin e keq në startin e viti 2023, pasi në kampin bardheblu ka pasur një largim. Trajneri i përgatitjes atletike, Kostandinos Jani është larguar nga stafi i kampionëve.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, është vetë Kostandinos Jani që jep konfirmimin mes shumë falenderimesh. Përgatitësi atletik i cili ishte pjesë e Tiranës për më shumë se 3 vite e gjysëm do të largohet jashtë Shqipërisë.

Jani ka dhënë ndër vite kontributin e tij të madh në klubin e Tiranës, duke arritur deri në shpalljen kampion të bardhebluve. Në fjalën e tij nuk ka lënë pa përmendur dhe trajnerët që ka punuar ndër vite, Ardjan Mema, Emanuel Egbo dhe Orges Shehi.

POSTIMI I KOSTANDINOS JANI:

Përshëndetje miqt e mi, doja tju njoftoja që nga sot nuk jam më pjes e Tiranës. Dua të dini që për mua nuk është far i lehtë ky vendim. Pas tri vite e gjysëm plot suksese, momente të bukra dhe emocione të papershkrueshme.

Dua te falenderoj Presidentin Refik Halilin për mundësin e dhen per të qën pjes e historis e klubit më të titulluar ne shqiperi, gjithashtu dua te falenderoj trajneret Ardjan Mema, Emanuel Egbo, Orges Shehin por edhe cdo lojtar në vecanti për bashkupunimin të mrekullueshëm që kemi patur pergjat ktyre viteve.

Një falenderim i vecant shkon për tifozerin e zjarttë e cila kan qën gjithmon prezent duke na dhuruar emocione shum te forta por edhe një dorë shtyse për të arritur cdo sukses. Pervec sukseve që patëm bashk largohem nga Shqipëria plot më miqë. Ju faleminderit.

Faleminderit KF Tirana
Gjthmone mirnjohes.