Viti 2023 ka nisur me nje lajm jo te mire per Vllaznine. Stafi teknik ka menduar se per ndeshjen e pare dhe ne vazhdim do te kishte te gatshem edhe mbrojtesin Darko Bulatoviç, por duket se nuk do te ndodhe keshtu.

Malazezi nuk ka qene i pranishem ne seancen e sotme stervitore dhe me shume mundesi do te mungoje edhe ne 2-3 ditet e ardhshme. Kjo sepse mjeket i kane rekomanduar edhe pak dite pushim, per shkak te situates qe ka kaluar pas nderhyrjes kirurgjikale qe ka kryer muajin e kaluar.

Ne nje situate te tille, sigurisht qe Bulatoviç ka nevoje minimumi edhe per 2-3 jave te tjera stervitje per te kapur formen dhe nuk perjashtohet mundesia qe deri ne fund te janarit, ai nuk do te jete ne gjendje per te luajtur ne fushe.

Kjo do te krijoje serish probleme per stafin teknik qe do te jete i detyruar te “arnoje” edhe njehere tjeter repartin e mbrojtjes. Kujtojme qe per ndeshjen e rradhes, ate ndaj Partizanit me 14 janar, do te mungoje per arsye kartonash edhe mbrojtesi tjeter i qendres, kroati Marko Juriç.

Ne kete kontekst, drejtuesve te Vllaznise u del domosdoshmeri qe perveçse per nje sulmues, te kerkojne me ngulm edhe marrjen e nje tjeter qendermbrojtesi sepse ende nuk dihet gjendja e metejshme e Bulatoviç, pa llogaritur edhe kartonat apo ndonje gje tjeter./SHKODRA-SPORT.COM/