“Mondi do të jetë i paharrueshëm për çdo tifoz shkodran. Çdo gjë ai ia kushtoi Vllaznisë. Shumë duhet të ndjekin rrugën e tij, ta duan ekipin pa kushte, me shpirt. Mondi nuk e ka braktisur kurrë Vllazninë.

Pavarësisht vështirësive, ka qënë gjithmonë pranë Vllaznisë. Ai do të jetë përherë i pavdekshëm në zemrat tona. Besoj se stadiumit do t’i mungojnë shumë ato banderola. Jeta e tij ka qenë e lidhur me Vllazninë.

Kemi pasur shumë raste të ndryshme, ku Mondi ka përfunduar edhe në polici dhe kur kemi shkuar në komisariat, pyetja e parë e tij ishte të dinte sa u nda ndeshja. Shpresoj shumë që një shembull i tillë si Mondi të ndiqet edhe nga të tjerë”.

Te plote prononcimin e tifozit kuqeblu Nikoll Mirashi mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: