Eshte nder themeluesit e “Atletik Klub Shkodra” sebashku me Elis Legaten dhe vazhdon ta drejtoje kete shoqate ndonese prej disa kohesh ndodhet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Elton Bungaja megjithate eshte çdo dite prezent tek Akademia. Me idete, diskutimet, udhezimet, por edhe me financat e tij.
Gazeta “Shkodra Sport” ka zgjedhur te bisedoje gjate dites se sotme me te, per te diskutuar me bilancin e punes se bere gjate vitit qe lame pas, por edhe synimet per vitin 2023 e ne vazhdim.
“Para dy javesh kemi zhvilluar edhe analizen e vitit te kaluar teksa bashke me te gjithe pjestaret e Akademise jemi ndalur tek puna e bere, veshtiresite, por edhe sukseset qe kemi arritur. Ajo qe konstatoj me shume kenaqesi eshte se nga viti ne vit ne vijme duke u permiresuar dhe kjo na ben edhe me te veçante.
Ne njerezit e futbollit ne Shkoder jemi deshmitare te shume klubeve dhe Akademive qe jane krijuar keto vite dhe e kane nisur punen me shume vrull, nderkohe qe sot shume prej tyre sot nuk ekzistojne. Por “Atletik” eshte tjeret histori dhe kete po e tregojme me punen dhe sukseset tona.
Numri i femijeve te rregjistruar nga viti ne vit po rritet, po rritemi edhe ne cilesi, jemi duke punuar mire edhe me ekipin e femrave dhe besoj se viti 2023 do te jete edhe me i suksesshem per “Atletik Klub Shkodra”. Kemi shume plane ambicioze dhe jemi duke i marre hapat nje e nga nje sepse duam t’i çojme deri ne fund ato”- thote nder te tjera presidenti Bungaja.
Te plote prononcimin e tij mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: