E ndjek prej gati gjysmeshekulli Vllaznine dhe kuptohet qe edhe vete ai eshte shume tifoz, por ne prononcimin e tij shprehet se “si Mondi nuk kam pare, ka qene shume i veçante”.

E kemi fjalen per Aleksander Kojashin i cili edhe familjarisht eshte thuajse ne çdo ndeshje ne stadium per te mbeshtetur skuadren kuqezi. Sot ai ka qene ne ceremonine e lamtumires te kolegut te tij Edmond Spatari per t’i dhene lamtumiren e parakohshme dhe sigurisht qe ka ndjere brenda vetes trishtim.

Duke folur per gazeten “Shkodra Sport”, tifozi kuqeblu shpreh keqardhjen per humbjen e Mondit ne nje moshe te tille te re dhe sipas tij, stadiumi ka per ta ndjere shume mungesen e atij qe e quan “ikone te tifozerise”.

“Mondi ishte një njeri që ka sakrifikuar shumë për Vllazninë. Vllaznia për të ka qënë gjithcka. Ngushëllimet më të përzemërta familjes. Nuk e braktisi kurrë Vllazninë, edhe në momentet e fundit, kur ishte i sëmurë, ka qënë në stadium për të parë Vllazninë.

Do të mbetet më të vërtetë një ikonë e tifozëve të Vllaznisë. Mondi do të na mungojë shumë. Ndonëse kam gjysmë shekulli që shkoj në stadium, nuk mund të krahasohem me të. Ai ka qënë vërtet i vecantë. Edhe në momentet më vështira, Mondi u qëndronte afër tifozave dhe i jepte kurajo”- eshte shprehur Kojashi.

Te plote prononcimin e ketij tifozi mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: