Ne opinionin sportiv shkodran ashtu si çdo here tjeter, edhe ne kete rast sa here qe hapet merkatoja, te gjithe vihen ne gare per te zbuluar emrat e futbollisteve qe do afrohen dhe do largohen nga skuadra.

Ditet e fundit ne opinionin sportiv kane qarkulluar lajmet (pre e tyre kane rene edhe mediat herepashere) se nga Vllaznia do te largohen futbolliste si Ante Aralica, Elvedin Heriç apo dhe Kristijan Vulaj.

Ne fakt, prej kesaj tresheje ne seancen e sotme ka munguar vetem Heriç per te cilin u tha se eshte nisur nga Bosnja dhe do te mberrinte sonte ne Shkoder. Si rrjedhoje neser pritet te jete ne stervitje me ekipin.

Por sakaq, dy te tjeret, Aralica dhe Vulaj kane zhvilluar seancen e pare stervitore per kete vit me ekipin dhe duket se nuk kane nder mend te largohen por te zbatojne kontraten qe kane me Vllaznine.

Se cila do te jete vazhdimesia kjo mbetet per t’u pare por deri me tani duhet thene se merkatoja e kuqebluve eshte ne vendnumero. E pat deklaruar edhe vete presidenti Xhaferi pak dite me pare se janari nuk prodhon shume gjera dhe nuk perjashtohet mundesia qe nga skuadra te mos kete ndryshime nga perberja qe e mbylli vitin e kaluar./SHKODRA-SPORT.COM/