Ndryshimi i axhendës së ndeshjeve dhe stadiumeve në kampionatin shqiptar tashmë është bërë e rrugës. Problemet vijnë nga java në javë, por java e 9-të e Superligës ka ndryshuar plot 3 herë axhendën e saj. Në fillim sfida mes Kukësit dhe Tiranës u vendos për tu luajtur në ‘’Loro Boriçi’’ të hënën në orën 19:45, por më pas vendndodhja ndryshoi dhe u vendos të luhej po atë ditë dhe orar, por në ‘’Air Albania’’.
Ditën e sotme, mësohet se axhenda ka ndryshuar sërish, dhe kjo pritet të jetë përfundimtarja. Ka pasur një përplasje mes federatës dhe klubeve për stadiumin ‘’Air Albania’’ ku në dy ditë do të luhen 2 ndeshje.
Të shtunën do të luajë Partizani me Laçin ndërsa të hënën Kukësi me Tiranën. Të kuqtë janë ankuar se sfidën do ta luajnë në ‘’Air Albania’’ pasi kanë kontratë me stadiumin, ndërsa federata i ka dhënë të drejtë Partizanit. Tashmë Kukësi-Tirana është zhvendosur sërish dhe përfundimisht do të luhet në stadiumin ‘’Loro Boriçi’’ të Shkodrës ditën e hënë në orën 19:45.
“Abissnet Superiore”
Java 9 (20-22 nëntor)
Të shtunën
Vllaznia-Kastrioti 16:45
Partizani-Laçi 19:45
(në “Air Albania”)
Të dielën
Teuta-Skënderbeu 13:45
(në Kamzë)
Të hënën
Dinamo-Egnatia 16:45
(në “Elbasan Arena”)
Kukësi-Tirana 19:45
(në “Loro Boriçi”)