Pasditen e sotme ka ardhur disi i papritur vendimi i Tefik Osmanit per t’u larguar nga posti i drejtorit teknik te Tiranes. Duket se situata ne kampin bardheblu nuk eshte me e qete dhe per kete arsye, ka ardhur edhe nje tjeter “divorc” pas atij te trajnerit Orges Shehi pak jave me pare.

Por nderkohe ne skene menjehere kane nisur te dalin edhe kandidaturat e para per te zene vendin e mbetur bosh nga largimi i Osmanit. Sipas mediave prane klubit kryeqytetas tre jane emrat qe po qarkullojne se fundi.

I pari eshte Ilion Lika, portieri me nje karriere shume te gjate i cili vetem para nje muaji vendosi ta braktiste futbollin e luajtur dhe tashme mund te marre postin e rendesishem ne klub.

Nje tjeter emer eshte ai i Elton Marinit. Menaxheri i njohur sezonin e kaluar ka mbajtur postin e drejtorit sportiv te Partizani dhe pati kontributin e tij ne shpalljen kampion te tij, por tashme eshte i papune dhe nuk perjashtohet mundesia te emerohet ne te njejtin post tek Tirana.

I treti dhe i fundit eshte nje lezhjan. Behet fjale per Kristian Gjidodajn. Ky i fundit deri ne fillim te ketij sezoni ka mbajtur postin e zevendespresidentit tek Tirana por me zhvillimet e fundit ne kete klub, afrimin e aksionereve te rinj dhe shnderrimin ne “Dinamo City” u largua prej aty.

Sa jane shanset e secilit per te zene vendin e mbetur bosh nga largimi i Tefik Osmanit? Kjo mbetet per t’u pare ne ditet ne vazhdim sepse çdo gje eshte ne doren e presidentit Halili./SHKODRA-SPORT.COM/