Ekipi i Veleçikut fitoi ndaj Vores në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit me rezultatin e ngushtë 1-0.

Një rezultat që erdhi falë golit të shënuar që në minutën e 5-të të ndeshjes pas 11-metërshit të fituar për pengim në zonë të ujkajt.

Gjyqtari vendosi për 11-metersh dhe nga pika e bardhë, të drejtën e ekzekutimit të tij e mori “mjeshtri i penalltive” per Veleçikun, kapiteni Besart Çokaj.

Edhe këtë herë ai është treguar i saktë duke mos gabuar dhe e ka dërguar topin në rrjetë.

Interesant është fakti se ky futbollist ka gjuajtur 6 here nga pika e 11-metërshit këtë sezon dhe ka shenuar 6 gola.

Një saktësi absolute! Mbrojtesi Çokaj ka vite qe luan te ekipi I Velecikut dhe eshtë shum I gezuar për faktin se ishte goli I tij qe i dha fitoren koplikasve në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.

Duke ngushtuar kesisoj diferencen me 3 pike tashmë me Voren e vendit te pare.
Esat Ymeri