Kampionati kombëtar i volejbollit të të rejave për femra ka hyrë në fazën finale të saj.

Pas përfundimit të ndeshjeve çerekfinale janë përcaktuar edhe katër skuadra gjysmëfinaliste që do të vazhdojnë rrugën për fitimin e titullit kampion.

Vllaznia- Teuta është gjysmëfinalja e parë e kampionatit kombëtar të volejbollit për të reja.

Ajo do të luhet ditën e enjte në orën 17.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ndërsa ndeshja e dytë do të luhet ditën e dielë në Durrës.

Padyshim që objektivi i ekipit shkodran është padyshim fitorja edhe e këtyre ndeshjeve dhe kalimi në finale dhe sigurimi madje edhe i titullit kampion edhe për këtë sezon.

Gjysmëfinalja tjetër është ajo Skënderbeu- Tirana.
© shkodrasport.com