Ka mbetur edhe nje jave nga fillimi i kampionatit dhe diçka me teper se dy jave nga mbyllja e merkatos se veres por jane disa skuadra te Superliges shqiptare te cilat jane ende ne kerkim te nje sulmuesi cilesor.

Nje menaxhr i njohur i cili merret edhe me tregun shqiptar, ben te ditur ekskluzivisht per gazeten “Shkodra Sport” se u ka propozuar disa prej ketyre skuadrave nje sulmues cilesor me pasaporte hollandeze.

Behet fjale per Jafar Arias i cili eshte 27 vjeç dhe 1.91 metra i gjate. Ai ne sezonin e fundit ka qene pjese e ekipit rumun FC Arges ne Superligen rumune, nderkohe qe prej 1 korrikut eshte futbollist i lire.

Arias ka luajtur disa vite edhe ne kampionatin hollandez dhe duket me karakteristika te mira megjithate nuk dihet nese keto te dhena mjaftojne per te bindur klubet e interesuara per te marre sherbimet e tij. Kujtojme qe me se shumti jane Vllaznia e Partizani qe kane nevoje per sulmues “pyke” dhe hollandezi mund t’ua plotesoje kerkesat e tyre.

Sipas menaxherit qe e ka nen kontrate kete futbollist, java e ardhshme mund te jete vendimtare teksa pritet te merret nje vendim perfundimtar nese Jafar Arias do mberrije ne Shqiperi per te vijuar karrieren e tij ketu apo jo./SHKODRA-SPORT.COM/