Rejnaldo Troplini është rikthyer sërish te klubi i Erzenit, vetëm një ditë pas bërjes publike të lajmit që shijakasit kishin larguar kapitenin. Tifozeria shijakase reagoi ashpër ndaj vendimit të klubit dhe kërkuar rikthimin e kapitenit të tyre.

Kjo ka ndikuar disi te drejtuesit e Erzenit, të cilët bënë prapaktheu duke rikthyer Troplinin në “shtëpi” edhe për sezonin 2022-2023, në Superiore. Pavarësisht se pasi u publikua largimi i tij nga skuadra e Shijakut, Troplini mori oferta nga disa klube, futbollisti ka zgjedhur rikthimin te shijakasit.

Ne kete menyre, amullia tek kundershtari i pare i Vllaznise ne kampionatin e ri, vazhdon ndonese ka mbetur edhe vetem nje jave nga kjo perballje dhe ne Shijak nuk e kane te qarte se me cilet lojtare do te dalin ne fushe.

Erzeni zhvilloi pasditen e sotme nje test kontrolli ndaj ekipit te Laçit, te cilin e humbi me rezultatin 0-2, duke konfirmuar edhe njehere faktin se ne sezonin e ri do te hase shume probleme dhe do ta kete te veshtire te qendroje ne Superlige.