Martin Prenkoçeviç është afrimi më i fundit i Kastriotit në merkaton e verës. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se dje në mbrëmje qendërmbrojtësi shqiptar nga Mali i Zi ka mbërritur në Krujë dhe ka firmosur zyrtarisht kontratën. Bëhet fjalë për një 23-vjeçar që në sezonin e fundit ka qenë pjesë e elitës së futbollit malazez me klubin Rudar Pljevlja.

Ajo qe duhet permendur eshte se kete transferte e ka kryer menaxheri shkodran Ervis Domnori. Ky i fundit ne bashkepunim edhe me menaxherin shume te njohur Erkan Sulejmani, kane realizuar disa transferta shume te rendesishme kohet e fundit, por nuk kane hequr dore edhe nga levizjet ne kampionatin shqiptar.

Si rrjedhoje, pas negociatave me drejtuesit e Kastriotit, ne fund eshte arritur akordi qe Prenkoçeviç te veshe fanellen e kesaj skuadre ne sezonin e ri teksa do te vihet menjehere nen urdherat e trajnerit Emiliano Çela.

Prenkoçeviç është aktivizuar në kampionatin e kaluar në 30 ndeshje, ku në 14 prej të cilave ka qenë titullar. Ai luan ne rolin e mbrojtesit te majte dhe konsiderohet nje element i rendesishem per skuadren e Kastriotit. Nderkohe menaxheri Domnori premton te tjera levizje ne kampionatin shqiptar brenda afatit perfundimtar te merkatos./SHKODRA-SPORT.COM/