Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEE FUNDIT/ Një investitor amerikan gati për të blerë aksionet e KF...

E FUNDIT/ Një investitor amerikan gati për të blerë aksionet e KF Shiroka

Lajme të mira për KF Shiroka. Një investitor me origjinë nga Mali i Zi dhe që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka shfaqur interes për të blerë aksionet e këtij klubi. Lajmi bëhet i ditur nga TV1 Channel i cili i referohet burimeve pranë drejtuesve të klubit.

Padyshim që ky është një lajm i mirë dhe shpresat janë që gjithçka të marrë rrjedhë para startit të fazës së dytë të kampionatit, çka do të ndikonte drejtëpërdrejt në pretendimet e kësaj skuadre.

Siç dihet, KF Shiroka ka bërë një ecuri thuajse perfekte në gjysmën e parë të sezonit. Skuadra e tij ishte projektuar për të qenë pretendente e kategorisë së tretë, pas një marrëveshje me klubin “Albanët” fitoi të drejtën për të luajtur në kategorinë e dytë. Dhe ajo çka është më interesantja, ajo nuk do ishte thjesht pjesmarrëse.

Ka bërë një gjysëm të parë kampionati si pretendent ku ka arritur të marrë 7 fitore, 2 barazime (ndaj Tërbunit dhe Besëlidhjes) dhe vetëm 1 humbje (me Luzin). E ka mbyllur atë në vendin e tretë duke qenë tre pikë larg lezhjanëve që kryesojnë renditjen dhe dy pikë larg librazhdasve të Sopotit që janë të dytët.

Me zhvillimet e reja që mund të ketë me aksionerin e ri, KF Shiroka mund të jetë një pretendent i fortë për ngjitjen në kategorinë e parë, çka do të ishte një sukses fantastik për skuadrën e presidentit Ergi Axhani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments