Është larguar prej 4 vitesh, por Kristiano Ronaldo mbetet gjithmonë në zemrat e tifozëve të Real Madrid për historinë që ka shkruar me fanellën e këtij klubi.

Dhe pikërisht në ditën e titullit kampion, tifozët e klubit madrilen kanë dashur të kujtojnë pikërisht sulmuesin portugez me një gjest të veçantë.

Ashtu siç kishte ndodhur me tifozët e Liverpulit në “Anfield” të cilët kënduan në kor emrin e Ronaldos në shenjë respekti dhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të djalit të tij të porsalindur, edhe “Santiago Bernabeu” i ka bërë sot atij një tribut të ngjashëm.

Në minutën e 7 të sfidës ndaj Espanjol, ultrasit e Realit u çuan në këmbë dhe nisen të këndonin në kor emrin e portugezit.

Pak nga pak, këtë shembull e ndoqi i gjithë stadiumi, duke treguar mbështetjen për futbollistin në momentin e vështirë të jetës së tij.