Qe ne momentin kur ka mberritur ne Shkoder shumekush ka qene skeptik per nivelin e ketij lojtari, megjithate mosha e re dhe te dhenat trupore te linin me shprese se ai do te shfaqte diçka ndryshe ne fushen e stervitjes por edhe ate lojes. Megjithate nuk do te ndodhte keshtu.
E kemi fjalen per sulmuesin nga Shkupi Bujar Hajdari, me te cilin Vllaznia firmosi ne fundin e muajit qershor nje kontrate trevjeçare. Ai eshte aktivizuar ne disa prej ndeshjeve miqesore qe ekipi ka zhvilluar, por edhe pak minuta ne ato europiane, por pa bindur askend.
Ne keto rrethana, kur i gjithe opinioni sportiv e konsideronte deshtim, drejtuesit e Vllaznise mesa duket kane vendosur qe te nderpresin kontraten me te. Nje gje e tille ende nuk eshte zyrtarizuar por burime prane gazetes bejne te ditur se me lojtarin eshte rene dakord per te mos vazhduar bashkepunimin.
Nje veprim i tille sigurisht qe nuk eshte ai i duhuri, por me mire tani sesa te qendronte gjate gjithe sezonit ne pankine dhe te ishte nje problem edhe per stafin teknik. Megjithate tashme pritet vetem zyrtarizimi i nderprerjes se kontrates.
Trajneri Memelli ne fakt duke dashur ta mbroje lojtarin, nuk preferoi ta quante ate deshtim ne konferencen e shtypit pas miqesores me Otrant dhe si rrjedhoje u shpreh se i duhej serish kohe per t’u ambjentuar. Por tashme duket se nuk ka me kohe sepse Bujar Hajdari pritet te mos jete me pjese e Vllaznise./SHKODRA-SPORT.COM/