Te shtunen ekipi shkodran ka zhvilluar nje analize te ndeshjes se kupes ndaj Teutes qe perfundoi ne barazim 2-2. Perveçse iu vu “kapaku” çështjeje se nje polemike ne distance ne mes mbrojtesit Malota dhe sulmuesit Junior, stafi teknik eshte marre edhe me detaje te tjera te ndeshjes.

Trajneri Dedja ne fakt ka patur shume gjera per te diskutuar me futbollistet e tij, sidomos per pjesen e dyte te ballafaqimit te se enjtes me durrsaket.

Sipas teknikut 59-vjeçar shumëçka nuk shkoi ndaj Teutës, e megjithatë kohë për të “qarë” nuk ka. Të hënën ka kampionat përballë do të kenë Bylisin, një ndeshje më shumë se përcaktuese për objektivat sezonalë.

Trajneri u kërkoi të tijve që të jenë më të vëmendshëm në fushë dhe të reagojnë, duke u kthyer te fitorja. Një trepikësh i marrë do të ishte vendimtar për të ardhmen dhe çështjen e mbijetesës, në të kundërt Vllaznia do të rrezikonte seriozisht “play out”-in.