Alban Xhaferi është kandidati kryesor për të marrë presidencën e klubit të futbollit Vllaznia. Biznesmeni I njohur ka bërë kërkesën e tij zyrtare pranë Bashkisë së qytetit, ndërsa me shumë gjasa plani I tij për të ardhmen e futbollit do të aprovohet.

Xhaferi, njëherazi edhe presidenti I klubit të basketbollit Vllaznia, ka treguar synimet e tij për ringritjen e futbollit në kryeqendrën e veriut.

Së fundmi, presidenti ka bërë bashkë miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij, duke “gatuar” kështu të ardhmen e Vllaznisë.

Në shoqërinë e sekretarit të përgjithshëm të klubit të basketbollit (Blendi Dibra), temë kryesore e diskutimeve padyshim ka qenë investimi I ri I mundshëm në Vllazninë e futbollit, duke bërë që tifozët shkodranë të ëndërrojnë për vitet e arta. “Duke projektuar sezonin 2020-2021”, shkruhet në postimin e Blendi Dibres./newsport/